Vetëm një kërcimore do të shet bileta për spektatorët

Sportet dimërore janë në fillim të sezonit të ri, me çka është nisur organizimi i garave me protokollet e rrepta të Komitetit Ndërkombëtar të Sporteve Dimërore. Organizatorët e garave të kërcimeve me ski, në fund të vitit , të njohura si “Katër Kërcimore”, që tani kanë filluar të shesin biletat.

Organizatorët e garës në Obersdorf, planifikojnë të shesin 2.500 bileta. Organizatorët e garave të tjera të turnesë “Katër Kërcimoret” nuk planifikojnë që të lejojnë tifozët dhe spektatorët në këto qendra dimorërore për shkak të pandemisë “Covid 19”.

Nga Garmish Partenkirshen thonë se nuk kanë ndërmend që të shesin bileta deri në muajin dhjetor, ndërsa ato të Insbrukut dhe Bisofshehenit kanë paralajmëruar për vendimin final. Gara në Obersdorf është paraparë që të zhvillohet më 29 dhjetor, ndërsa muajin tjetër do të jenë në shitje 2.500 bileta.

LEXO EDHE:

Back to top button