Vetëm një lojtar shqiptar si vendës në Seria A, zbardhet vendimi

Federata Shqiptare e Futbollit publikoi lajmin e një vendimi historik të marrë nga Federata Italiane e Futbollit në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të kësaj të fundit më 28 mars 2024, ku lojtarët shqiptarë do të quhen si vendës, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Padyshim një vendim shumë i rëndësishëm, por bëhet fjalë vetëm për një futbollist për çdo ekip dhe kjo do të mundësohet vetëm në Serinë A dhe jo në ligat më poshtë.

“Duke marrë parasysh propozimin e presidentit të federatës për të lejuar anëtarësimin, Komiteti Ekzekutiv ka vendosur për të lejuar, nga sezoni sportiv 2024/2024, regjistrimin në favor të klubeve pjesëmarrëse në kampionatin e meshkujve në Serinë A të vetëm një futbollist profesionist me nënshtetësi shqiptare të ardhur nga jashtë, në analogji me kufijtë e vendosur nga federate aktuale, për rregulloret e lojtarëve me shtetësi britanike. Dispozitat përkatëse procedurale do të nxirren me dispozitën e zakonshme të Komitetit Ekzekutiv në lidhje me regjistrimin e lojtarëve jashtë BE-së”, thuhet në vendimin e marrë.

Praktikisht, një vendim që prek vetëm lojtarët me shtetësi shqiptare që luajnë në Serinë A dhe jo futbollistët që militojnë në nivelet më poshtë, apo të rinjtë.

Rregulloja në Serinë A e thotë se çdo ekip mund të federojë tre lojtarë që vijnë nga shtetet jashtë BE-së, por edhe tre të tjerë që vijnë po jashtë BE-së, por janë prodhim i akademisë së klubit. Po ashtu, vetëm një britanik mund të regjistrohet si italian dhe së fundmi dhe një shqiptar mund ta bëjë një gjë të tillë. /Panoramasport/

LEXO EDHE:

Back to top button