“Veteranët” e Barcelonës bashkohen sërish te Inter Majami

Pas Lionel Mesite dhe Serhio Busketsit, edhe Zhordi Alba mund të lidhet shumë shpejt me klubin amerikan, Inter Majami.

Horhe Mas, aksionar i shumicës në klub së bashku me Dejvid Bekhamin, ka konfirmuar se kanë nisur bisedimet për transferimin e mbrojtësit të majtë spanjoll. Ish-përfaqësuesi spanjoll është i gatshëm ta nisë një aventurë të re në ligën MLS, mbi të gjitha për t’iu bashkuar shokëve të tij, Mesit e Busketsit.

Nuk përjashtohet mundësia që rrugën e tyre ta ndjek edhe një tjetër ish-futbollist i Barcelonës, Luis Suarez.

LEXO EDHE:

Back to top button