Veterani Çiro Immobile shkruan historinë te Lacio

Me golin e shënuar ndaj ndaj rumunëve të Kluzhit, Çiro Imobile hyn në historinë e Lacio-s, në mënyrën e tij.
Në fakt, duke shënuar edhe në Ligën e Konferencës, qendërsulmuesi italian vendos një rekord, duke u bërë lojtari që shënon në çdo kompeticion, ku ka luajtur me Lacio-n.
Që nga koha kur është bashkuar me Lacio-n, Imobile ka shënuar në kampionat, në Kupën e Italisë, në Superkupën e Italisë, në Ligën e Kampionëve, në Liga Europa dhe së fundmi edhe në Ligën e Konferencës.