Veterinerja fajëson festivalin muzikor për ngordhjen e 4 gazeleve në Spanjë

Veterinerja fajëson festivalin muzikor për ngordhjen e 4 gazeleve në Spanjë

Katër gazela kanë ngordhur në një strehë të kafshëve të egra në qytetin spanjoll të Almeria, dhe vdekja e tyre lidhet me një festival muzikor të mbajtur pranë qendrës. Veterineri i vendstrehimit
i tha BBC-së se kafshët ishin të trazuara gjatë festivalit të shtunën, më 22 qershor, por situata u përkeqësua të nesërmen.

Veterinerja, Dr. Sonia Dominguez nga Estación Experimental de Zonas Áridas (EEZA), duke folur për median, tha se ajo kishte kërkuar me grupin e saj që koncerti të zhvendosej në një vend tjetër që kur u njoftua.

Por Almería Cultura, qendra kulturore e qytetit, mbrojti vendimin e saj për të vazhduar me eventin, pasi kafshët janë më të ndjeshme se njerëzit ndaj tingujve dhe dridhjeve. Autoritetet lokale shprehën keqardhje për ngordhjen e tyre.

Dr. Dominguez tha se qendra u ka kërkuar zyrtarëve të qytetit të zhvendosin eventet e ardhshme në një vend të ri në mënyrë që kafshët të mos shqetësohen, por ende nuk ka marrë një përgjigje.

Vihet re se të gjitha kafshët e qendrës së mbrojtjes kërcënohen me zhdukje në Afrikën veriore dhe qendra luan një rol jetik në ruajtjen e biodiversitetit në mbarë botën, thotë veterinerja.

Kafshët janë të rrezikuara, sipas Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) dhe listës së tij, e cila konsiderohet si më gjithëpërfshirësja për statusin e kafshëve në mbarë botën.

LEXO EDHE:

Back to top button