Vetura e presidentit Klinton është nxjerrë në ankand

Vetura e presidentit Klinton është nxjerrë në ankand

Sot, pothuajse të gjithë presidentët udhëtojnë në limuzina të blinduara, një praktikë e iniciuar për herë të parë nga presidenti i SHBA, Franklin Rusvelt gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një limuzinë presidenciale është pothuajse e pamundur të arrihet, veçanërisht kur bëhet fjalë për ato që përdorin presidentët amerikanë.

Megjithatë, një prej tyre tani është nxjerrë në ankand. Është një limuzinë Kadillak e përdorur nga Bill Klinton. Janë prodhuar gjithsej tre njësi, në të cilat janë investuar rreth gjashtë milionë dollarë. Kjo njësi e veçantë është prodhuar në vitin 1996, dhe kjo limuzinë karakterizohet nga një rritje e dimensioneve në të gjitha drejtimet.

Një veçori e veçantë është se linja e çatisë është ngritur me 7,5 centimetra të dukshme. Kabina është plotësisht e blinduar, dhe vetura ka sistemin e vet të furnizimit me oksigjen dhe mbrojtjen nga zjarri. Është interesante se kjo limuzinë ka bërë vetëm një mijë kilometra, që do të thotë se është përdorur dukshëm më pak se dy të tjerat. Vetura do të ofrohet më 18 janar në ankandin Kisimmee.

LEXO EDHE:

Back to top button