Vetura godet turmën e njerëzve në Munih, dhjetëra të lënduar
Vetura godet turmën e njerëzve në Munih, dhjetëra të lënduar

Një person e ka përplasur veturën e tij në një grup njerëzish në Munih të Gjermanisë, duke i lënduar të paktën 28 njerëz, tha Policia gjermane të enjten.
Autoritetet bënë të ditur se ndër të lënduarit, disa kanë pësuar rëndë.
Policia ka njoftuar se ka kryer një operacion të gjerë në zonën Dachauer Strasse, dhe ka bërë të ditur se shoferi është arrestuar në vendin e ngjarjes, dhe nuk përbën më rrezik.
Sipas Policisë së Munihut, i dyshuar për rastin është një burrë 24-vjeçar me shtetësi afgane.
Transmetuesi publik rajonal, Bayerischer Rundfunk, raportoi se të lënduarit po merrnin pjesë në një grevë.
Në Munih të premten pritet të nisë Konferenca e Sigurisë, ku do të marrin pjesë edhe nënpresidenti amerikan, JD Vance, dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Incidenti ndodhi rreth 1.5 kilometra nga vendi ku do të mbahet ngjarja./Radio Evropa e Lirë