Vetura të reja për zjarrëfikësit
Vetura të reja për zjarrëfikësit

Gazetare: Evi Shkopi
15 vetura zjarrfikëse dhe një pompë të blera nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim do të shpërndahen nëpër njësitë zjarrfikëse të 14 qyteteve, shkruan Alsat.
Blerja e fundit e veturave të tilla është bërë në vitin 2013. Përveç veturave, vendi ka nevojë edhe për numër më të madh të zjarrfikësve të angazhuar dhe këtë nuk e mohon as Drejtori I Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Bekim Maksuti.
“Asnjëherë nuk mund të themi se diçka është e mjaftueshme nëse përballemi me një situatë më të madhe se sa që kemi pasur deri tani. Por duhet të jemi të vetëdisjhëm që edhe këto që i kemi duhet t’i shfrytëzojmë në maksimum”, tha Bekim Maksuti- drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Për t’u ardhur në ndihmë zjarrfikësve në rastet kur nevojitet angazhim i një numri më të madh të tyre për të vënë nën kontroll ndonjë zjarr, Shoqata Vullnetare e Zjarrfikësve ka të angazhuar rreth 380 pjesëtarë. Ndërsa kursin e tyre për zjarrfikës vullnetarë mund ta ndjekë çdo kush që në shkollë të mesme.
“Kemi thuajse 380 anëtarë, por nuk janë të gjithë aktiv. Nëse jemi ne të parët që arrijmë në momentin e zjarrit, me mundësitë tona, me pajisjet tona mund të ndërhyjmë edhe pse ne jemi vullnetarë. Kur mbërrin Brigada profesionale e zjarrfikësve. 13:26 Kemi rreth 176 kursistë që kanë mbaruar kursin për zjarrfikës vullnetar. Gjithmonë në rast zjarri, një orë dy profesionit i kemi në kujdestari”, u shpreh Artan Demiri-Shoqata Vullnetare e Zjarrfikësve.
Ndër pajisjet e reja që u ekspozuan sot ishte edhe shkalla e lëvizshme e cila arrinte deri 24 metra lartësi dhe lehtëson procesin e evakuimit në rastet kur objektet të larta kaplohen nga zjarri. Në Maqedoni e Veriut ka vetëm 24 njësi zjarrfikësish, ndërkohë që në krahasim me numrin e komunave, ky numër është 3 herë e gjysmë më i ulët./ Alsat.mk