VIDEO / Tifozët e PSV-në, me flakadanë drejt tifozëve të Arsenalit

Skuadra e Arsenalit arriti të fitojë përballjen me PSV-në, një ndeshje e vlefshme për grupet e Ligës Europa, falë golit të Granit Xhaka-s.
Tifozët e PSV-së (rreth 3 mijë persona) nuk e përtypën dot humbjen në stadiumin “Emirates”. Kështu, ata filluan të shkulnin stolat duka ua hedhur në drejtim të tifozëve të Arsenalit, por gjithashtu edhe flakadanë.
PSV fans throw flare at Arsenal supporters and rip up seats in the away section. pic.twitter.com/bdmJVg10fy
— Tom Canton (@TomCantonMedia) October 20, 2022
Sigurimi ndërhyri për të qetësuar situatën nga të dyja palët. UEFA është vendosur të hetojë këtë rast dhe PSV mund të marrë një gjobë të konsiderueshme.