Janë luajtur këtë mbrëmje ndeshjet e radhës për raundin e parë në grupet e Liga Europa. Aston Villa ka mundur në shtëpi 1-0 Bolonjën. Për vendasit shënoi Xhohn MekGin në minutën e 13-të. Ollie Uatkins humbi shansin e artë për të dyfishuar shifrat në minutën e 68-të, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Shtutgarti e nis me fitore këtë sezon në Ligën Europa, pasi mposhti në fushën e vetë 2-1 Selta Vigo-n. Golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë. Për gjermanët shënuan Bouanani 50’dhe El Khannouss 68′, spanjollët ngushtuan shifrat me golin e Borja Iglesias 87′.
Panathinaikos fitoi në transfertë 1-4 ndaj Jang Bojsit. Grekët shënuan tre gola në 20 minutat e para, me Sviderski 10′, Zaroury 13′ dhe 19′. Vendasit shënuan golin e vetëm me Janko në minutën e 25-të. Në pjesën e dytë, Zaroury shënon hat-trick në minutën e 68-të dhe vulosi fitoren 1-4.
Lioni ka fituar 0-1 në transfertë ndaj holandezëve të Utrehtit. Golin e vetëm për francezët e shënoi Tessmann në minutën e 75-të.
Në ndeshjet e tjera, Portoi fitoi në transfertë 0-1 ndaj Salzburg me golin e Uilliam Gomes në minutën e 90+4. Ferencvaroshi barazoi në fund 1-1 me Plzen dhe Renxhersi u mund 0-1 nga Genk. Ekipi skocez i ka bërë përfundimisht dalje Nedim Bajramit, i cili sërish nuk ishte grumbulluar për sfidën e fundit.








