VIDEO / Açerbi reagon ndaj tifozit: Unë jam i çmendur dhe të rrah keq

Në grumbullimin e Interit në Los Angeles, në kuadër të Botërorit për Klube, ka ndodhur një episod mjaft i tensionuar jashtë dhomave të zhveshjes.

Një tifoz i PSG-së, ndoshta ende euforik pas fitores 5-0 ndaj Interit në finalen e Champions League, e ka provokuar Acerbin duke i bërtitur “Acerbi-Barcola”, duke iu referuar duelit të asaj mbrëmjeje mes tyre. Mbrojtësi italian, dukshëm i irrituar, ka dalë menjëherë për të sqaruar situatën. Dhe reagimi i tij i ashpër nuk ka kaluar pa u vënë re.

Acerbi nuk e përmbajti nervozizmin. I ndihmuar nga një anëtar i stafit për të përkthyer, iu kthye tifozit me tone të ashpra: “Nuk më pëlqen të tallesh me mua”. Më pas, mes gjesteve dhe fjalëve në italisht, lëshoi edhe frazën më të rëndë: “Unë jam i çmendur dhe të rrah keq”.

Zhgënjimi për atë humbje të rëndë 5-0 në finalen e Champions-it ndaj PSG-së është shndërruar në një shpërthim emocional, i kapur nga një smartphone. Videoja u bë menjëherë “virale”, reagimet në rrjete sociale nuk munguan.

Mes polemikave të mëparshme, nga refuzimi i kombëtares te rasti me Juan Jesus, mbrojtësi veteran zikaltër rikthehet në qendër të debatit, këtë herë për një reagim që e kalon çdo kufi të “fair-play”.

LEXO EDHE:

Back to top button