(Video) Aksident trafiku në Tetovë, humb jetën një person
(Video) Aksident trafiku në Tetovë, humb jetën një person

Një makinë e tipit Golf me targa të Tetovës, para pak çasteve ka shkelur një person në Bulevardin Iliria në Tetovë. Sipas informatave personi ka humbur jetën në vendngjarje. Pritet që Prokuroria dhe policia të nisin hetimet në vendngjarje.
“Sot (17.09.2024) në ora 12:15 në SPB Tetovë është raportuar se në bulevardin ,,Iliria” në Tetovë, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës i drejtuar nga F.A.(25) nga Kamnjani i Tetovës, i cili ka goditur këmbësorin R.R. (61) nga Tearca, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vend. Një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka deklaruar vdekjen. Në vendin e ngjarjes ka bërë këqyrje ekipi i SPB Tetovë në bashkëpunim me Prokurorin Publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk