VIDEO/ Akti i parë i gjysmëfinales i takon Dortmundit, gjermanët mposhtin PSZH-në

Borussia Dortmund fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Paris Sen Zhermenit. Në “Signal Iduna Park”, vendasve iu mjaftua një gol i sulmuesit Fullkrug në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë, miqtë tentuan me ngulm golin e barazimit teksa Mbappe dhe Hakimi u ndalën nga shtylla. Nga ana tjetër, edhe gjermanët patën shanset për golin e dytë, por pa ia dalë me sukses.

Në këtë formë, llogaritë e kualifikimit mbeten të hapura, megjithatë në Francë, Borussia Dortmund niset e avantazhuar me francezët që do të tentojnë përmbysjen. Për sa i përket kualifikimin në finalen e madhe, gjithçka mbetet e hapur në duelin e kthimit që do të zhvillohet ditën e martë më 7 maj.

LEXO EDHE:

Back to top button