VIDEO/ Alonso: Çelësi i suksesit është se lojtarët besojnë dhe këtë e tregojnë në fushë

Bajer Leverkusen mposhti Bajern Munihun me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 21-të në Bundesliga, ku pas ndeshjes trajneri i Bajerit, Çabi Alonso u nda i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij. Spanjolli po vazhdon serinë e mrekullueshme të pamposhtjes, e cila tani është shtrirë në 31 ndeshje në të gjitha garat.

Me këtë fitore, skuadra e Alonsos u nda nga Bajern Munihu në krye të renditjes me pesë pikë më shumë. Alonso e bëri komentin e tij menjëherë pas ndeshjes, duke iu dhënë merita lojtarëve të tij për paraqitjen.

“Titulli? Do të flasim në maj. Duhet të jemi realistë dhe t’i mbajmë këmbët fort në tokë. Ne donim të ishim konkurrues dhe ia dolëm shkëlqyeshëm në planin tonë. Më bëri përshtypje disiplina dhe kompaktësia e ekipit tim. E gjithë loja ishte e mrekullueshme, djemtë treguan më të mirën nga vetja. Të gjithë lojtarët ishin shumë të mirë, dhe ne krijuam shumë raste dhe pothuajse nuk lejuam asgjë kundër nesh. Kjo ishte shumë e rëndësishme. Unë kam një ekip të madh. Është plot energji, ky është çelësi. Nuk ka asnjë sekret për suksesin tonë, lojtarët besojnë se ne mund të bëjmë shumë dhe ata e tregojnë këtë në fushë”, ka thënë Alonso.

LEXO EDHE:

Back to top button