VIDEO / Ançeloti: Është një nder të shohësh një ndeshje të tillë

Mësohet se çfarë u tha trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti lojtarëve pas fitore ndaj Barcelonës. Mbrëmë Reali mposhti me goleadë Barcelonën, duke iu shënuar katër gola në ‘Camp Nou’ dhe eliminuar nga Kupa e Mbretit. Në atë takim klubi mbretëror ishin superior ndaj katalanasve.
Programi spanjoll, ‘El Chiringuito’ ka publikuar një video të fjalëve të Ançelotit, pas fitores së madhe. Italiani dëgjohet teksa thotë që ka gënjyer lojtarët e tij, pasi ndeshja e djeshme nuk ishte një finale. Kjo pasi Reali nuk i luan finalet, por i fiton dhe ka qenë si një shtysë për të triumfuar edhe mbrëmë.
“Fillimisht dua të ju përgëzojë. Është një nder të shohësh një ndeshje të tillë. Të jesh ulur në bankë rezervë dhe të shikosh një ndeshje si kjo për mua dhe për të gjithë është një nder. Ju kam gënjyer nuk ishte një finale, ishte gjysmëfinale, finalen do të duhet ta luajmë. Dhe nesër është ditë e lirë”, ishin fjalët e para të Ançelotit, pas fitores me goleadë ndaj Barcelonës.
Reali në finale të Kupës së Mbretit do luajë ndaj Osasunës, më gjashtë maj, nga ora 20:00.