VIDEO | Angelina Jolie dhe djali Knox ndihmojnë të prekurit nga zjarret në Los Angeles
VIDEO | Angelina Jolie dhe djali Knox ndihmojnë të prekurit nga zjarret në Los Angeles

Angelina Jolie i është bashkuar atyre që ndihmojnë njerëzit e prekur nga zjarret në Los Angeles. Gjegjësisht, siç raporton “Page Six”, ajo është filmuar me djalin e saj Knox (16) duke blerë gjëra të domosdoshme si ushqim dhe ujë.
@vanessatresjolie Angelina Jolie and son Knox, 16, reveal how they’re helping loved ones amid LA fires 🙏🏻 #Angelinajolie #wildfire #losangeles ♬ suono originale – ANGELINA JOLIE ALIKE
“Për momentin po kujdesem për ata që janë pranë meje, të cilët qëndrojnë në shtëpinë time”, tha aktorja për Daily Mail. Ajo gjithashtu theksoi se në javët në vijim do të dhurojë para për zjarrfikësit.
Jolie është një tjetër në serinë e të famshmëve që vendosën të ndihmojnë për shkak të zjarrit në Los Angeles. Më parë, aktorja Jamie Lee Curtis tha se do të dhuronte 1 milion dollarë për të gjithë të prekurit dhe motrat Kardashian gjithashtu dhuruan për zjarrfikësit.
Si kujtim, më në fund zjarrfikësit filluan të kontrollojnë dy zjarre të mëdha në anët lindore dhe perëndimore të Los Anxhelosit, pasi erërat e forta që nxitën zjarret për ditë të tëra më në fund u qetësuan.
Gjashtë zjarre të njëkohshme kanë shkatërruar lagjet në Los Anxhelos që nga e marta, duke vrarë të paktën 11 njerëz dhe duke dëmtuar ose shkatërruar 10,000 struktura. Këto shifra pritet të rriten pasi zjarrfikësit të mund të inspektojnë me siguri të gjitha shtëpitë.