VIDEO / Arbër Zeneli shënon golin e dytë në kampionatin e Suedisë

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Arbër Zeneli, u rikthye fuqishëm te skuadra e Elfsborg në elitën e futbollit suedez. Vetën 7 ndeshje i mjaftuan 29-vjeçarit, për t’u shndërruar në një yll, teksa ka arritur të shënojë 2 gola radhazi.

Zeneli gjeti rrugën e rrjetës edhe në përballjen ndaj Malmos, në triumfin 3-1 që skuadra e tij regjistroi ndaj kryesuesve të kampionatit.

Shqiptari i Kosovës, e shënoi golin në minutën e 34-t, një gol mjaft i bukur i realizuar me shumë klas. Vlen të theksohet fakti se Zeneli u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë, për shkak të një dëmtimi.

LEXO EDHE:

Back to top button