VIDEO / Arbnor Muja, goli i parë në fanellën e Samsunsporit

Sulmuesi shqiptar Arbnor Muja ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e tij të parë me fanellën e ekipit të ri Yilport Samsunspor në duelin ndaj Antaliaspor. Ky duel mes dy skuadrave turke po zhvillohej në kuadër të javës së 25-të në elitën e futbollit turk.

Muja e nisi ndeshjen nga pankina, për t’u inkuadruar pastaj në minutën e 69-të. Dhe po zhvillohej minuta e 91-të e ndeshjes kur Muja u gjend mjaft mirë në zonë për të shënuar për 2-0 pas asistimit të bashkëlojtarit të tij Karlo Holse.

 

Me këtë fitore Samsunspori ka shkuar në kuotën e 29 pikëve në Superligën e Turqisë, duke bërë një hap të madh në luftën për mbijetesë. Kujtojmë që Muja u bë pjesë e ekipit turk para tri ditësh pas një aventure në Belgjikë me Rojal Antverpin, duke nënshkruar një kontratë për tri vite e gjysmë.

LEXO EDHE:

Back to top button