VIDEO/ Arsenali falë Deklan Rajsit, triumfon në “festivalin e golave”

Pritej një përballje me goleadë dhe ashtu rezultoi të ishte. “Kapelebërësit” e Luton kanë janë mundur, në “festivalin e golave”, në “Kenilvorth Road”, nga “Topçinjtë” e Arsenal, me sfidën e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit anglez, që u mbyll me rezultatin 3-4.

Për vendasit e Luton golat erdhën nga Osho, Adebajo e Ros Barkli, në minutat 25’, 49’ e 57’, ndërsa për “Topçinjtë” e teknikut Mikel Arteta fillimisht shënuan Martinelli e Gabriel Zhesus, në minutat 20’ e 45’, ndërsa në pjesën e dytë, “fantazisti” gjerman, Kai Havertz barazoi shifrat në 3 me 3, në minutën e 60’, ndërsa Deklan Rajs dërgoi topin në rrjetën e vendasve, në minutën e 90+7’, për të mbyllur me fitoren këtë përballje spektakolare.

Falë këtij triumfi, “Topçinjtë” e Arsenal vijojnë të mbeten në vendin e parë të renditjes, këtë herë, me 36 pikë, duke krijuar një shkëputje prej 5 pikë, me “Të Kuqtë” e Liverpullit , që mbrëmjen e së mërkurës do të luajnë transfertën ndaj Shefilld Juanjted. Ndërkaq, në krahun tjetër, “Kapelebërësit” e Luton mbeten në vendin e 17 të renditjes, me 9 pikë, duke mbetur shumë pranë zonës së rënies nga kategoria.

LEXO EDHE:

Back to top button