VIDEO / Asllani shkëlqen me asist, Zomer pret penallti!

Interi ka marrë një tjetër fitore në Serinë A. Zikaltërisht kanë mposhtur në transfertë Fiorentinën në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në kampionatin Italian.

Në minutën e 14’, asisti i Kristjan Asllanit u kthye në gol nga Lautaro Martinez. “Zikaltërit” shënuan dhe me Arnautoviçin, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Fiorentinës iu anulua një gol për pozicion jashtë loje, si dhe Zomer i mohoi golin nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore, Interi ngjitet në vendin e parë me 54 pikë, ndërsa Fiorentina pozicionohet në vendin e 5-të me 34 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button