VIDEO/ Atalanta e Gjimshiti kampion në Liga Evropa, disfatë e parë për Leverkuzenin

Atalanta e ka fituar Ligën e Evropës, duke triumfuar 3-0 përballë Bajer Leverkusenit, por edhe duke i shkaktuar humbjen e parë pas 52 ndeshjes në të gjitha garat. Në minutën e 12-të, Ademola Lookman realizoi për 1-0 nga një asistim i Davide Zapakostas, ndërsa i njëjti futbollist realizoi edhe golin e dytë për italianët në minutën e 26-të.

Skuadra gjermane që nuk kishte pësuar disfatë që 52 ndeshje tentonte që me topa të gjatë të thyente mbrojtjen e Atalantas që nga starti i 45 minutave të dytë – mirëpo nuk kishin sukses.

Gian Piero Gasperini u vërejt se kishte studiuar në çdo detaj lojën e Leverkuzenit të Çabi Alonsos, për të mos lejuar asnjë befasi.

Skuadra nga Bundesliga vazhdonte të sulmonte nga të gjitha anët – ndërsa Atalanta priste me durim për ndonjë hapësirë në fazën defanzive kundërshtare. Këtë e gjeti sërish Lookman, që kompletoi het-trikun e tij në minutën e 76-të, duke bombarduar sërish portën e Leverkusenit.

 

Atalanta fitoi Ligën e Evropës me një paraqitje brilante dhe të njëjtën kohë shokuese për Leverkuzenin, që shihej si skuadër favorite pas asaj ecurie pa humbje si brenda ashtu edhe jashtë Gjermanisë.

LEXO EDHE:

Back to top button