VIDEO/ Atletët ukrainas refuzojnë sfidën me Rusinë në Katar

Sot duhej të zhvillohej një ndeshje e skermës mes kombëtareve të Ukrainës dhe Rusisë në Katar, por e njëjta nuk do të zhvillohet. Atletët ukrainas shkuan në fushën e betejës në kohën e rënë dakord, por vetëm për t’ua komunikuar vendimin e tyre. Ajo ishte unanime dhe e shkurtër – nuk do të ketë luftime!

 

 

Arsyeja është, natyrisht, pushtimi rus i Ukrainës, prandaj shumë sportistë po bojkotojnë përplasjet me atletët rusë dhe tani të njëjtën gjë kanë bërë edhe përfaqësuesit e Ukrainës. Publiku duartrokiti ukrainasit dhe reagimi i dy përfaqësuesve rusë shkaktoi vëmendje të madhe.

Gjegjësisht, ata të dy duartrokitën me turp rivalët e tyre, sepse e kishin menduar ta ndiqnin këtë lëvizje, por padyshim që kishin frikë se dikush nuk do ta shihte se e kishin bërë një gjë të tillë. Një nga arsyet pse ukrainasit nuk donin të përballeshin me atlëtët rus është presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Skermës, Alisher Usmanov, i cili është një oligark i njohur rus dhe i lidhur ngushtë me Vladimir Putin.

LEXO EDHE:

Back to top button