VIDEO / Atleti xhamajkan merr vendin e parë duke bërë gjestin epik

Sprinteri xhamajkan, Deandre Daly shënoi një kthesë të jashtëzakonshme në garën e fundit të stafetave 100 metra në Lojërat e 50-ta CARIFTA për t’i dhënë epërsinë ekipit të tij. Atleti i ri, teksa në ndeshje marrin pjesë ekipet kombëtare me sportistë nën moshën 20 vjeç, mori stafetën e fundit dhe nisi disa metra pas garuesit të parë nga Bahamas.

Megjithatë, ajo që shkaktoi diskutime ishte lëvizja që i riu xhamajkan i bëri kundërshtarit të tij teksa pak para fundit ktheu fytyrën drejt tij dhe buzëqeshi. Ekipi i Xhamajkës përfundoi i pari me 39.68 sekonda, i ndjekur nga Bahamas me 39.78 sekonda dhe të tretët dolën ata të Trinidad me 40.83 sëekonda./abcnews.al

 

LEXO EDHE:

Back to top button