VIDEO/ Atletiko Madridi kalon në vendin e katërt, pas triumfit ndaj Viljarealit

Atletiko e Madridit merr tri pikë të artë në javën e 30-të La Ligas. Skuadra e drejtuar nga Pablo Simeone fitoi 1-2 në fushën e Villarrealit, duke parakaluar në renditje Atletik Bilbaon, që zbret në vendin e katërt.

Skuadra madrilene në fakt e gjeti golin që në minutën e 9-të me Vitsellin (u asistuanga Rikuelme), por nuk e ruajti epërsinë në pjesën e dytë.

Në minutën e 50-të barazoi Sorlot, që shfrytëzoi pasimin e dhënë nga Moreno. Ndërkohë tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Atletiko Madridi shënoi golin e fitores me Saul Niguezin.

LEXO EDHE:

Back to top button