VIDEO/ Aubamejang shënon një nga golat më të bukur të sezonit

Sulmuesi i Olimpik Marsejit, Pierre-Emerik Aubamejang ka shënuar një gol të bukur me gërshërë në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Ajaksit. Marsej ka fituar me rezultat të ngushtë 4-3 në trilerin ndaj Ajaksit në kuadër të ndeshjes së pestë të Grupit B në Ligën e Evropës.
Lojtari më meritor në këtë fitore të klubit francez padyshim se ishte sulmuesi nga Gaboni, Aubamejang, i cili shënoi het-trik. Megjithatë, goli i tij i dytë personal i shënuan për epërsinë 3-2 ishte ai që ‘vodhi’ gjithë vëmendjen e mbrëmjes.