VIDEO/ Bajeri bën hapin e madh drejt finales, Atalanta e Gjimshiti rrezistojnë fortë në Francë

Bajer Leverkuzen mundi 0-2 Romën në stadiumin “Olimpico” në gjysmëfinalen e parë të Ligës Europa, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt finales së madhe. “Aspirinat” zhbllokuan llogaritë në minutën e 28-të me Virtz, i asistuar nga Grimaldo. Të besuarit e De Rossit u përpoqën që të reagojnë, por hasën mjaft vështirësi, përballë një mbrojtje-je shumë të organizuar. Xhaka me shokë festuan sërish në të 73-tën minutë. Goli i Andrihut “vulosi” suksesin e ekipit të Çabi Alonsos, me skuadrën e kualifikuar që do të mësohet në ndeshjen e kthimit.
Sfida tjetër mes Marsejës dhe Atalantës përfundoi 1-1. Në stadiumin “Velodrome”, golit të Skamakas iu përgjigj Mbema. Titullar për bergamaskët ishte edhe Berat Gjimshiti, që zhvilloi një ndeshje të mira.
Ndërkohë në Ligën e Konferencë, Olimpiakos surprizoi Aston Villa-n, duke e mposhtur 2-4 në Birmingam. Hero i skuadrës greke ishte El Kabi që shënoi 3 gola, ndërsa Aston Villa humbi një penalty në fund të takimit. Në Firence, Fiorentina mundi Klub Brizhin me 3-2 edhe pse mysafirët ishin 30 minuta më një futbollist më pak.