VIDEO / Bardhi me asist, por Trabzonspori humbi përballjen me Kasimpashën

Gjiganti turk Trabzonspor regjistroi humbjen e tretë radhazi në kampionatin turk, pasi që humbi 2-3 ndaj Kasimpasha-s. Reprezentuesi i Maqedonisë, Enis Bardhi, asistoi në golin e parë të Trabzonsporit, në minutën e 19-të, kur Ender Destan tundi rrjetën e mysafirëve.

Kasimpasha shfrytëzoi rastet e tij në pjesën e dytë dhe shënoi tre gola me Kara, Hajradinoviç dhe Da Kosta për një përmbysje të plotë të rezultat (3-1). Ndërkohë Jildirim shënoi për 2-3 në minutën e 91-të të ndeshjes, por Trabzonspor nuk mundi të shpëtonte nga humbja deri në fund të takimit.

Trabzonspori është në vendin e tretë me 37 pikë dhe 23 pikë më pak se Gallatasarai dhe Fenerbahçe që luftojnë për vendin e parë.

LEXO EDHE:

Back to top button