VIDEO / Barnli dërgon Fulhamin larg Premierligës

Skuadra e Fulhamit tashme është larguar nga Premierliga, pas humbjes 2-0 ndaj Barnlit. Fulhami ishte në dijeni që humbja ndaj Barnlit do t’i rikthente në Championship, derisa edhe një barazim do t’i mbante gjallë për të vazhduar në Premierligë.

Sidoqoftë, golat e Eshli Uestuodit dhe Kris Vudi dërguan Fulhamin në Championship, duke u renditur në pozitën e 18-të në tabelë.

 

 

Për herë të parë në Premierligë, janë mësuar emrat e tri skuadrave që e kanë siguruar rënien, në tri ndeshje pa përfunduar sezoni. Pos, Fulham nga Premierliga gjithashtu kanë rënë edhe Uest Bromuiçi dhe Shefilld Junajtedi.

LEXO EDHE:

Back to top button