VIDEO / Bëhet virale lëvizja e Xhejmsit kundër Serbisë

Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore 2:0 ndaj Serbisë në kualifikim për Kupën e Botës 2026, duke ia shuar shpresat kësaj të fundit. Një veprim i Ris Xhejmsit është bërë viral në rrjetet sociale.

Mbrojtësi i Çellsit luajti gjithë ndeshjen dhe ishte një prej më të mirëve në fushë. Gjatë ndeshjes, Xhejms bëri një pasim me stil dhe ishte një aksion fantastik, por për fat të keq nuk përfundoi në gol. Xhejms u vlerësua me notën 7.2 në faqen e “Flashscore”.

Pas ndeshjes, trajneri Thomas Tuchel u shpreh tejet i lumtur me paraqitjen e mbrojtësit të “bluve”

“Jam i lumtur me paraqitjen e tij. Edhe më i lumtur jam që ai nuk është më pronë e lëndimeve…”, u shpreh Tuhel.

 

LEXO EDHE:

Back to top button