VIDEO / Bonuçi shkakton reagimin e trajnerit kundërshtarë në rrugën drejt zhveshtores

Shtytje, përballje kokë më kokë dhe shumë tension. Ka qenë një ditë e vështirë për Leonardo Bonuccin, i cili luajti dje me Fenerbahcen në ndeshjen kundër Alanyaspor.

Bonucci, i cili nuk e nisi titullar, teksa kthehej në dhomat e zhveshjes, me skuadrën e tij në disavantazh të një goli, shtyu një kundërshtar dhe shkaktoi reagimin e trajnerit të portierëve të Alanyaspor, Metin Aktas. Aty pasoi një përleshje me të bërtitura në fytyrë, më shumë shtyrje dhe një grumbullim forcash për konfrontim fizik, i cili u prish me vështirësi nga ndërhyrja e shokëve të skuadrës dhe drejtuesve.

Në fund ndeshja përfundoi 2-2 me golat e Tadic dhe Dzeko. Kësisoji, Fenerbahce humbi ritmin e Galatasaray, i cili kryeson renditjen aktuale me 63 pikë (dy pikë përpara). Deri më tani Bonucci, i cili u transferua në Turqi në janar, pas përvojës së tij me Union Berlin, ka nstartuar vetëm në një ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button