VIDEO / Botafogo fiton për herë të parë në histori “Copa Libertadores”

Në “Etadio Monumental” të Buenos Aires ka qenë nata e Botafogos, që ka fituar për herë të parë në historinë e saj Copa Libertadores duke mundur Atletico Mineiro në një finale të çmendur, ku edhe pse me 10 lojtarë prej minutës së dytë, Botafogo arriti të shënonte 3 gola, duke triumfuar me shifrat 1 me 3.
Ndeshja nuk mund të kishte nisur në mënyrë më të çmendur. Në sekondën e 30-të, Botafogo që ishte favorit në letër mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi Gregore u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrje horror ndaj kundërshtarit. Përkundër se gjatë gjithë ndeshjes me një futbollist më pak, Botafogo dominoi në finalen e madhe të Copa Libertadores.
Fillimisht në minutën e 35-të Luiz Henrique kaloi në epërsi Botafogon dhe shtatë minuta më vonë i njëjti lojtar fitoi një penallti, e cila u shndërrua në gol nga Alex Telles për 2-0. Atletico Mineiro e filloi në mënyrë fantastike pjesën e dytë kur në minutën e 47-të shënuan për ta ngushtuar epërsinë në 1-2. E gjithë skuadra shkoi në sulm për ta kërkuar golin e barazimit i cili nuk erdhi kurrë dhe Botafogo realizoi edhe golin e tretë në minutën e 90+7 me anë të Junior Santos.
Ky ishte trofeu i parë në Copa Libertadores për Botafogon dhe vazhdoi dominimi i skuadrave braziliane në këtë garë. Në gjashtë vitet e fundit në Copa Libertadores kanë triumfuar skuadrat braziliane si Palmeiras dhe Flamengo nga dy herë si dhe Fluminense së fundmi.
Më 17 dhjetor, në Doha, ekipi brazilian do të përballet me Real Madrid për finalen e kupës Interkontinentale.