VIDEO / Buzëqesh Barcelona, Reali ndalet në barazim pa gola

Real Madrid është ndalur në shtëpi duke mos shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Real Sosiedadit. Edhe pse dominuan lojën Los Blancos nuk gjetën dot golin pavarsisht rasteve të shumta nga Vincius Junir dhe Benzema.
Sosiedadi në anën tjetër gjithashtu kishin rast të mirë me Asier Illaramendi, por ai goditi pak jashtë portës së Tibo Kurtua.
Me këtë barazim Reali i komplikohet situata, pasi tashmë kanë pesë pikë më pak se Barcelona që ndodhen në pozitën e pare, duke numëruar kështu 42 pikë gjithsej. Kurse Real Sosiedadi ka 39 pikë dhe është në vendin e tretë.