VIDEO/ Dajaku, golashënuesi më i mirë i Hajdukut për minutat në dispozicion

Mediat kroate raportojnë se si Leon Dajaku askund në karrierën e tij nuk ka arritur të stabilizohet si lojtar i ekipit të parë dhe deri më tani nuk ka mundur ta bëjë as në klubin e Hajduk Split.

Dajaku ka luajtur 17 ndeshje për Hajdukun këtë sezon, prej tyre vetëm pesë herë në formacionin startues. Por Dajaku i shfrytëzon shumë mirë minutat e tij dhe edhe në ndeshjen e fundit ndaj Rudeshit, arriti të shënojë një gol në fund.

Këtë sezon ai ka shënuar katër gola dhe ka shtuar dy asistime, duke qenë pjesëmarrës në gjashtë gola të ekipit të tij dhe është në vendin e 17-të në mesin e të gjithë lojtarëve më vendimtar ne elitën e futbollit kroat

Për krahasim, Dajaku ka të njëjtin numër pjesëmarrjesh direkte për gol si Arbër Hoxha, Franjo Ivanoviç, Dario Spikiç dhe Takuro Kaneko dhe një më shumë se lojtari i kombëtares kroate Marko Pashaliç. Leon Dajakut i duhen mesatarisht 103 minuta në fushë për një gol ose një asistim në kampionat. Kur krahasohen lojtarët që kanë luajtur më shumë se 600 minuta, nuk ka asnjë lojtar në kampionat që i duhen më pak minuta për gol apo assist. Më i afërti është Bruno Petkoviç, që i duhen mesatarisht 107 minuta.

Përveçse i duhen pak minuta për gol apo asistim, Dajaku nuk i humb lehtë rastet para portës. Në të gjithë sezonin e deritanishëm ai ka dërguar tetë goditje në portë dhe ka shënuar në 50 për qind të rasteve. Sa i përket Hajdukut, vetëm Marko Livaja (12) dhe Emir Sahiti (9) kanë më shumë gola dhe asistime se Dajaku.

Foto: Hajduk Split

LEXO EDHE:

Back to top button