VIDEO/ Danis u diskualifikua për tentim të ngulfatjes, triumf për Logan Poll

Dillon Danis u diskualifikua nga lufta e tij me Logan Poll, pasi tentoi ta ‘mbys’ kundërshtarin e tij me një shtrëngim të qafës në stilin MMA, pasi gjyqtari përfundoi meçin.

Danis dhe Poll u përfshinë në një përleshje fizike në konferencën për shtyp të së enjtes, e cila e la YouTuber-in e kthyer në boksier me një prerje afër syrit pasi u godit me mikrofon. Pavarësisht nga ai incident, lufta vazhdoi siç ishte planifikuar dhe u zhvillua të shtunën pas mesnate.

Në fund, doli të ishte një garë farsë – me Dillon Danis të dominuar nga fillimi në fund nga Logan Poll, i cili e ‘rrahu’ gjatë gjithë kohës edhe fitoi pas gjashtë raundesh.

LEXO EDHE:

Back to top button