VIDEO / Depaj: Ti e meriton, e di se çfarë do të thot për ty ky klub…

Antoan Grizman dhe Memfis Depai janë shumë shokë të ngushtë dhe ky i fundit ka vendosur ta surprizojë me një dhuratë. Holandezi i ka dhuruar një vulë të personalizuar me numrin 7 (fanella që mban Grizman tek Atletiko) në një kuti ku riprodhohen imazhet e tij si bardhekuq, nënshkrimi i kontratës apo festimi i një goli.

Një detaj i vërtetë që la pa fjalë francezin, pa ditur çfarë të thoshte. Memfis e shpjegoi kështu arsyen e dhuratës së tij.

“Ti e meriton, e di se çfarë do të thotë për ty ky klub, këta tifozë, ky qytet”,- i tha holandezi para se të përqafoheshin.

 

LEXO EDHE:

Back to top button