VIDEO / Dinamo fiton bindshëm, Ademi realizon golin e tretë ndaj Lokomotivës

Kampioni aktual i Kroacisë, Dinamo Zagreb, i është rikthyer fitoreve në kampionatin vendas, pasi ka mposhtur skuadrën e Lokomotivës me rezultat të thellë, 5-1.
Dinamo shënoi në pjesën e parë përmes Martin Baturinës dhe Bruno Petkoviqit, ndërsa ish reprezentuesi i Maqedonisë Arijan Ademi rriti epërsinë në 3-0, në fillim të pjesës së dytë pas një kombinim i sukseshëm me Petkoviqin, i cili lëshoi topin deri te mesfushori shqiptarë.
ARIJAN ADEMI FOR 3-0!
BRILLIANT MOVE FROM PETKOVIĆ TO LET RPG’S PASS THROUGH TO ADEMI! #HNL #DZGLOKpic.twitter.com/eVeXffGSbc
— Croatian Football (@CroatiaFooty) September 28, 2024
Luka Vrbançiq zbuti epërsin në 1-3 në kohën shtesë, por kjo ishte e gjitha nga mysafirët. Dinamo vazhdoi me sulmet dhe shtoi edhe gol të tjerë me Raul Torrentin për 5-1.