VIDEO/ Dinamo leksion Çellsit, Dortmund i sigurtë

Çellsi ka zhgënjyer në Kroaci ndaj Dinamo Zagreb, në ndeshjen e vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve, Në minutën e 13- të ishte sulmuesi Orsiç, i cili mori topin mjeshtërisht në mesfushë dhe me shpejtësinë e tij arriti t’u shmangej mbrojtësve të Çellsi duke shënuar më pas një gol të jashtëzakonshëm. Kroatët kanë dhënë leksione futbolli pasi kanë zhvilluar një lojë shumë të bukur defensive dhe pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë. Çellsi afrohej deri te zona kundërshtare, por ishte pa ide për të realizuar një gol, të paktën atë të barazimit. Armando Broja u fut në fushën e lojës në pjesën e dytë në vendin e Aubamejangur dhe sulmuesi shqiptar nuk arriti të krijonte një rast të pastër për të shënuar.
Ndërkohë në sfidën tjetër Borussia Dortmund arriti të marrë një fitore të pastër, teksa mposhti 3-0 skuadrën e Kopenhagës. Skuadra gjermani gjeti golin e avantazhit që në minutën e 35-të, kur Reus do të ndëshkonte kundërshtarët. Në minutën e 42-të do të ishte radha e Gurreiro që të dyfishonte rezultatin, ndërsa për të mbyllur llogaritë e këtij takimi mendoi Bellingham në minutën e 83-të. Një fitore e rëndësishme kjo për “verdhezinjtë”, të cilët e nisin me këmbën e mbarë fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.