Video e re e Prigozhin-it, flet për eliminimin e tij një ditë para tragjedisë
Video e re e Prigozhin-it, flet për eliminimin e tij një ditë para tragjedisë

Gray Zone, një kanal Telegram i lidhur me Wagner Group, ka publikuar një video të re që tregon Yevgeny Prigozhin duke komentuar ‘eliminimin’ e tij në ditët para rrëzimit të avionit që e vrau atë.
Në videon e sapopublikuar të regjistruar në një makinë në Afrikë “gjatë gjysmës së dytë të gushtit”, Prigozhin, i veshur me uniformë, “hedh poshtë raportet për eliminimin e tij” dhe i thotë kamerës se “gjithçka është në rregull”.
Pamjet vijnë në mes të një vale teorish konspirative se bosi i Ëagner mund të jetë ende gjallë
Shumë në Perëndim besojnë se ai u vra me urdhër të Vladimir Putin si pjesë e hakmarrjes për grushtin e shtetit që ai udhëhoqi në qershor kundër regjimit të diktatorit.
A video of Prigozhin appeared that is reportedly filmed in Africa not long before his death.
“So, fans of discussing my death, intimate life, earnings, etc., I am doing fine,” Prigozhin says. pic.twitter.com/UcIKpgLNZi— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) August 31, 2023