VIDEO/ Edhe një tjetër deklaratë epike nga Murinjo

Arsenali triumfoi ndaj Tottenhamit 2-1 në derbin që u vendos prej një penalltie të dyshimtë, pasi që Aleksandar Lakazete u ndal në zonë nga Davinson Sançez. Por trajneri Hoze Mourinjo ka reaguar pas ndeshjes duke thënë se për çdo njeri ai vendim i Majkëll Oliver është dashur të ndryshohej pas VAR-it, përpos për një tifoz të Arsenalit që ka biletë sezonale.

 

 

“Kur e pash prej bankës, pata një ndjenjë që ishte penallti. Por menjëherë e pash në xhirim të përsëritur dhe mendoj që nuk ishte penallti sepse Lacazette kishte humbur shansin. Nëse dikush mendon që ajo ishte për penallti, duhet të jetë një tifoz i Arsenalit që ka biletë sezonale dhe vjen për të shikuar çdo ndeshje në stadium” deklaroi Murinjo për “Sky Sport”.

LEXO EDHE:

Back to top button