VIDEO / Edon Zhegrova, gol dhe asist në fitoren e Lille-s

Gol, asist dhe fitore për Edon Zhegrovën në Francë. Skuadra e Lille-s triumfoi 1-3 me përmbysje në “Roazhon Park” përballë Renit, stadium ku vendasit nuk pësuan humbje prej gushtit të kaluar.

Skuadra e Paulo Fonseka-s ishte në disavantazh në minutën e parë, por sulmuesi i talentuar dardan riktheu baraspeshën në minutën e 59’. Zhegrova mori një asist me finte nga Anhel Gomes dhe goditi menjëherë me të majtën duke dërguar topin në rrjetë. Ky ishte goli i parë sezonal në Ligue 1 për 23-vjeçarin.

Sulmuesi i Kosovës nuk u ndal dhe dhuroi dy asistet e golave të tjerë të Lille. Pasimet e tij u kthyen në gola nga Remi Kabella dhe Andre Gomes. Futbollisti shqiptar u shpall më i miri i ndeshjes, ndërsa Lille është ngjitur në vendin e gjashtë me 38 pikë dhe po garon për një biletë europiane./Supersport/

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button