VIDEO / Ekspedita e Kosovës drejt Tel Avivit, për sfidën e parë eliminatore

Kombëtarja e Kosovës ka marrë rrugë për në kryeqytetin izraelit Tel-Aviv, ku nesër nis kampanjën kualifikuese për “Euro 2024”.

“Dardanët” janë grumbulluar të hënën dhe që nga ajo ditë kanë kryer stërvitjet në Prishtinë, ndërsa sot futbollistët e grumbulluar kanë marrë rrugë për në Izrael, ku nesër nga ora 18:00 nisin kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.

“Dardanët nisen drejt Izraelit për ndeshjen e parë të kualifikimeve për Euro 2024! Me dëshirë dhe besim të palëkundur, ata shpresojnë të shkëlqejnë në fushë dhe të arrijnë fitore të madhe. Le të mbështesim fuqishëm kombëtaren tonë në këtë cikël kualifikues”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kosova ndodhet në Grupin I, ku përveç Izraelit për kundërshtar ka edhe Zvicrën, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

 

LEXO EDHE:

Back to top button