VIDEO / Empoli i kapitenit Ismajli eliminon Fiorentinën në “Artemio Franchi”

Verdikt surprizë në raundin e 1/8-ve të Kupës së Italisë, ku Empoli i kapitenit Ardian Ismajli, eliminoi Fiorentinën me 11-metërsha në duelin e zhvilluar në “Artemio Franki”. Koha e rregullt përfundoi në barazim 2 me 2, ndërkohë që në realizimin e penalltive, Empoli u tregua më i saktën duke triumfuar (3 me 4), nga pika e bardhë.

Për sa i përket ndeshjes, Ekong dhe Esposito shënuan më miqtë në minutat 4 dhe 75, ndërkohë te Fiorentina realizuan Ken dhe Sotil.

Për sa i përket Ismajlit, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare qëndroi në fushë 64 minuta, duke i lënë vendin më pas Vitit.  Edhe në këtë përballje, Ismajli, mbante shiritin e kapitenit nga fillimi.

LEXO EDHE:

Back to top button