VIDEO / Erdon Daci, s’ka të ndalur me golat në Belgjikë

Erdon Daci shënoi golin e katërt në fanellën e skuadrës belge të Vesterllos, pasi që këtë verë erdhi nga skuadra e Konjasporit. Daci shënoi gol në barazimin 1-1 ndaj Vasland Beverenit dhe me katër gola në këtë sezon është në vendin e tretë në listën e golashënuesve në Ligën e Dytë të Belgjikës. Daci shënoi golin e epërsisë për skuadrën vendase, ndërsa në minutat e fundit, mysafirët e Vaslandit shënuan golin e barazimit.

Aktualisht Vesterlo është në vendin e parë në Ligën e Dytë të Belgjikës, me 24 pikë, ose 7 më shumë se Vaslandi në vendin e dytë.

Kujtojmë se Erdon Daci, në këtë sezon shënoi gol ndaj Lomelit për fitoren 1-0, kundër RVMD për fitoren 2-1 dhe Virtonit për triumfit me 2-0, ndërsa tani për herë të parë shëno gol dhe ekipi i tij nuk arrin të shkojë më shumë se barazimi 1-1.

Në rast se vazhdon me këtë ritëm, Erdon Daci do të konkurojë edhe për ekipin senior të Maqedonisë, pasi që Blagoja Milevski e njeh mirë sulmuesin shqiptarë.

LEXO EDHE:

Back to top button