VIDEO / Erling Haland shënon 5 gola, Man. Siti shpartallon Lutonin

Mbrëmje e çmendur me 8 gola në duelin mes Lutonit dhe Man. Sitit i vlefshëm për 1/8-at e FA Kupës së Anglië, që përfundoi me rezultatin 2-6 për “qytetarët”.
Protagonist absolut në këtë duel ishte Erling Haland, që shënoi plot 5 gola, duke mposhtur i vetëm vendasit e Luton. Ylli norvegjez tundi rrjetën në minutat 3, 18, 40, 55 dhe 58 duke u konfirmuar edhe njëherë si makineri golash.
Golin e gjashtë për skuadrën e Pep Guardiolës e shënoi Kovaçiç. Ndërkohë dy golat e Lutonit mbajnë firmën e Klarkut. Falë këtij triumfi, Siti arriti të siguronte një biletë për në çerekfinalen e FA Kupës së Anglisë.