VIDEO / Festa e Sitit në zhveshtore, të gjithë i këndojnë Rodrit

Lojtarët e Man. Sitit i shtuan Premier Ligës dhe FA Cup trofeun më të rëndësishëm, titullin e Ligës së Kampionëve. Pas fitores ndaj Interit, pati një festë të merituar për futbollistët e Pep Guardiolës. Fillimisht “qytetarët” kanë festuar në fushën e “Ataturk Arena”, e më pas festa ka kaluar në dhomat e zhveshjes.

Në qendër të vëmendjes ishte edhe një herë Xhek Grilish, anësor anglez, i cili me ardhjen nga Aston Villa në Man. Sity, arriti të bëjë atë që e ndryshoi historinë e klubit, që është fitimi i trofeve evropian.

Gjithmonë interesant jashtë fushës, Grilish festoi, këndoi dhe filmoi veten, dhe në qendër të vëmendjes, natyrisht, ishin birrat. Djali i Fill Fodenit, i cili është gjithmonë i mirëpritur në dhomat e zhveshjes dhe të cilin e bartnin lojtarët e “Qytetarëve”, si të ishte trofe, ka festuar bashkë me lojtarët e Man Sitit. Dhoma e zhveshjes i kënduan heroit të fitores, Rodrit.

LEXO EDHE:

Back to top button