VIDEO / Festa në zhveshtore, Silvinjo: Festoni se e merituat

Kombëtarja e Shqipërisë arriti fitore të madhe me rezultatin 1 me 3 si mysafir i Ishujve Faroe, në ndeshjen e vlefshme për para-kualifikim në “Euro 2024”.
Pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes nisi kënga dhe festa e lojtarëve “kuqezi”. Kurse trajneri brazilian, Sylvinjo mbajti një fjalim të shkurt.
“Dua t’ju shoh të gjithëve në sy. E merituat, festoni dhe duhet të ktheheni duke ëndërruar”, ishin fjalët e Silvinjos.
Me këtë fitore, Shqipëria shkon në kuotën e gjashtë pikëve në pozitën e dytë, një më shumë se pozita e tretë, Moldavia dhe një më pak se pozita e parë, Republika e Çekisë./