VIDEO / Fiorentina kalon në çerekfinale mes dramës së penaltive

Njëqind e njëzet minuta dhe më shumë vuajtje, por Fiorentina arrin të kalojë vijën e finishit dhe te kualifikohet ne fazen tjeter te eliminimit direkt ne Kupen e Italise pasi që ditë më parë luajti Lacio dhe mundi Xhenoan 1-0 duke avancuar gjithashtu.
Ekipi vjollce u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Italisë pasi mposhti Parmën me penallti. Ekipi dukal kaloi në avantazh në pjesën e parë me Bernabe dhe Bonny, në minutat e fundit të kohës së rregullt permbysja e Fiorentina-s e nënshkruar nga Nzola dhe Sotil.
Asnjë gol në kohën shtesë, kurse në lotarinë prej njëmbëdhjetë metrash, shtylla e Manit dhe gjuajtja e lartë e Kamara-s e vendosën serinë në drejtim të Fiorentinës qe merr kështu biletën për më tej. Fiorentina dhe Lazio që shkojnë në çerekfinale kështu në pritje për të njohur kundershtarët.