Video/ Fitore e madhe e Selltikut në derbin e kampionatit skocez

Futbollistët e Seltikut me përmbysje mundi Gllazgou Renxhersin (2-1) në derbin e madh të kampionatit të Skocisë, duke bërë një hap tjetër drejtë titullit në Premier Ligën e Skocisë.

Të parët u gëzuan tifozët vendas, pas golit për epërsinë e Aaron Remzi në minutën e tretë të takimit. Mirëpo mysafirët shumë shpejtë u përgjigjën me gol. Tom Rogic u kundërpërgjigj në minutën e shtatë, ndërsa momenti vendimtar ndodhi në fund të pjesës së parë. Kameron Karter Vikers shënoi pak minuta para pushimit dhe solli festë te mysafirët.

Deri në fund, Seltiku mbajti epërsinë minimale dhe rriti avantazhin në krye me gjashtë pikë ndaj Renxhersit.

LEXO EDHE:

Back to top button