VIDEO/ Fjalët lamtumirëse të Roxher Federerit nga tenisi

Në historinë e tenisit ka gjithnjë data historike. E tillë do të jetë edhe 15 shtatori, dita kur Roxher Federer zyrtarizoi tërheqjen e tij nga sporti. Tenisti zviceran, më i dashuri nga të gjithë, ka zyrtarizuar lamtumirën e tij nga sporti që ai e do aq shumë dhe që e bëri të famshëm anembanë botës.

FILE – Roger Federer of Switzerland waves to spectators after defeating Daniil Medvedev of Russia in their men’s singles match of the Shanghai Masters tennis tournament at Qizhong Forest Sports City Tennis Center in Shanghai, China, Oct. 10, 2018. Federer announced Thursday, Sept. 15, 2022 he is retiring from tennis. (AP Photo/Andy Wong, File)

Turneu i tij i fundit do të jetë ai i “Laver Cup”, fundjavën e ardhshme në Londër (23-25 shtator). Ky është eventi që tenisti zviceran e ka organizuar vetë dhe ku do të japë lamtumirën e tij. Kjo do të jetë hera e fundit ë do të shohim në fushë Federer, tashmë 41 vjeç, që nuk luan prej më shumë se një viti (Umbëlldon 2021).

Roxher Federeri ka zyrtarizuar lamtumirën e tij përmes një letre të hapur publikuar në rrjetet sociale. Fituesi i 20 grand slam, fituesi i 103 tofeve në karrierën e tij, ka vendosur të ndalet. Kështu, viti 2022 do të jetë i trishtë për sportin e tenisit, pasi brenda pak muajsh i thanë “lamtumirë” këtij sporti dy nga ikonat e këtij sporti: Serena Uiliams e Roxher Federer.

 

“Nga të gjitha dhuratat që më ka bërë sporti i tenisit, më i madhi është ai i dashurisë së fansave dhe njerëzve që kam patur shansin të njoh përgjatë këtij rrugëtimi. Ndaj, dëshiroj ta ndaj me ju këtë lajm. Turneu i Laver Cup do të jetë eventi im i fundit.

E di që do të më mungojë gjithçka kam bërë gjatë këtyre 24 viteve. Gjithsesi, gjatë 3 viteve të fundit kam patur shumë probleme dhe dëmtime. Tenisi më ka trajtuar në mënyrë shumë bujare, madje nuk e kisha imagjinuar kaq shumë. Tani e kuptoj se ky është momenti për të mbyllur karrierën time”, shkruan zvicerani.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button