VIDEO/ Fratessi në Milano, përshëndetet me tifozët zikaltër

Ashtu siç edhe ishte njoftuar më parë, pasi u arrit marrëveshja totale mes Interit dhe Sasuolos, Davide Frattesi do të jetë një lojtar i zikaltërve. Ditën e djeshme mesfushori italian ka zbarkuar edhe në Milano aty ku do të zhvillojë vizitat mjekësore dhe do të firmosë më pas kontratën e tij me Interin.

Në video shihet Frattesi që del nga aeroporti dhe më pas niset drejt qëndrës spitalore ku do të kryejë vizitat mjekësore. Procedura e radhës është firma në kontratë dhe sigurisht zyrtarizimi nga ana e klubit.

Sa i përket marrëveshjes, Frattesi do t’i kushtojë Interit në total rreth 36 milionë euro. 3 mln euro do të shkojnë për huazimin në sezonin e ardhshëm dhe më pas 27 të tjera për detyrimin e blerjes. Gjithashtu te Sassuolo do të shkojë edhe i riu Samuele Mulatieri i cili në këtë tratativë është vlerësuar me 6 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button